LajmeRajonTopLajm

Daut Haradinaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në kryeqytet

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

“Një fillim i mbarë i ditës me vizitë në Bashkësinë Islame në Prishtinë, ku pata kënaqësinë të takoj kryetarin Hetem Sopjani, kryeimamin Burhan Hashani, zëvendëskryeimamin Idriz Xhigoli, sekretarin Behar Ternava dhe imamin e Xhamisë së Madhe, Bahri Sejdiu. Diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me vlerat e familjes, komunitetin dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave tona kombëtare. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë sonë”, shkroi Daut Haradinaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close