BotaTopLajm

Danimarka dhe Italia lehtësojnë masat për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Danimarka dhe Italia i kanë lehtësuar masat-covid për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me vendimin e fundit të autoriteteve daneze, shtetasit e RMV-së do të mund të hyjnë në Danimarkë pa kufizime apo arsye valide, por është e nevojshme të paraqesin: certifikatë dixhitale të vlefshme të BE-së e cila përfshinë vërtetim për vaksinim (të miratuar nga EMA) / certifikatë të rikuperimit (jo më të vjetër se 12 muaj) ose test negativ PCR.

Ndërkaq, me vendimin e fundit të autoriteteve italiane, Republika e Maqedonisë së Veriut nga lista D zhvendoset në listën E, me çka nuk lejohet udhëtim turistik për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë. Me këtë rast, shtetasve tanë u lejohet hyrje ekskluzivisht për: nevoja pune; urgjenca absolute; nevoja shëndetësore; nevoja studimi; kthim në shtëpi ose vendbanim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close