LajmeRajon

Dallaveret me njehsorët elektrike, Azemi: Po fshihen provat, kërkohet hetim i pavarur në laboratorë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se pasi kanë filluar njëtimet për skandalin me njehsorët elektrikë, kanë fillluar që të ndërrohen ato.

Përmes një videoadresimi të bashkangjitur me shkrim, Azemi ka thënë se kjo është fshehje e provave që nënkupton vepër penale.

Duke shtuar se njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur.

“Pasi e zbuluam skandalin me njehsorët elektrikë, hetimet kanë nisur. Por në vend se të ruhen provat, KEDS dhe Ministria po i ndërrojnë njehsorët e vjetër dhe po rrezikojnë fshehjen e manipulimeve. Fshehja e provave është vepër penale. Njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur, jo nga ata që dyshohen për hajninë”, ka thënë ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close