
Kandidatja e Partisë Demokratike, Kamala Harris, dhe kandidati i Partisë Republikane, Donald Trump, kanë marrë nga 3 vota në qytezën e vogël Dixville Notch në New Hampshire e që njihet si momenti i parë i garës së madhe presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qyteza në kufi me Kanadanë ka hapur dhe mbyllur qendrën e votimit në mesnatë, si traditë që daton prej 1960-s.
Në zgjedhje morën pjesë vetëm gjashtë votues. Përderisa Dixville Notch s’është gjithmonë vendi që tregon fituesin final, por në disa raste konsiderohet storie suksesi për nisje të mbarë. Në pjesën tjetër të SHBA-së votimi pritet të nisë shumë shpejt. Fituesi, për shkak të garës së ngushtë, nuk pritet të dihet shpejt.



