
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar këtë të martë në Korçë, ku u bë prezantimi publik i propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit nga 3 studiot ndërkombëtare të përzgjedhura për Fazën e Dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit.
Studioja italiane ARCHEA Associati, ajo spanjoll BOFILL Architecture dhe danezët e CEBRA-s, janë ato që konkurruan për projektin e stadiumit “Skënderbeu”.
Ndërkohë kanë bërë publike edhe pamje të projekteve të tyre dhe mënyrën se si mund të duket stadiumi “Skënderbeu” pasi të jetë i përfunduar.























