LajmeRajon

Daçiq s’mbushet mend, ende ëndrron: Mund të intervenojmë ushtarakisht në Kosovë

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq sot ka deklaruar se marrëveshja evropiane për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u pranua në Bruksel, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët edhe pse nuk është nënshkruar, por se “interesi i Prishtinës është të mos zbatohet kjo marrëveshje për paqe”.

Daçiq ka deklaruar për televizionin serb “TV Përva” se “politika jonë është korrekte” dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili e pranoi marrëveshjen, “ka thënë shumë herë se ne e kemi marrë obligimin për zbatimin e marrëveshjes “deri në vija të kuqe”.

“Interesi i Prishtinës nuk është të zbatojë marrëveshjen e paqes, interesi i Prishtinës është të dëbojë serbët nga Kosova”, vazhdon Daçiq, me propagandë të vjetër kundër Kosovës. Ai ka shtuar se “Prishtina u ka dhënë një ultimatum serbëve të Kosovës që duhet të pranojnë riregjistrimin (të veturave) “ose të shpërngulen”.

Ai ka shtuar se “ekziston mundësia që të ndihmohen serbët në Kosovë në mënyrë të armatosur”, por se në atë rast qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se kjo “nuk mund të ndodhë pa një konflikt më serioz në rajon”.

“Politika jonë është korrekte, jemi në dialog, dhe nga ana tjetër, presidenti Vuçiq e ka thënë qartë disa herë se ne kemi marrë përsipër detyrimin për ta zbatuar këtë marrëveshje deri në vijat e kuqe, për të cilat ai tha qartë se de facto dhe de jure  i referohen njohjes së çdo forme të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq.

Me rastin e mos nënshkrimit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u pranua në Bruksel, ai tha se “nuk ka qenë asnjëherë e nevojshme nënshkrimi i dokumenteve”, sepse kuptohet se “presidenti i ynë ose ministri i punëve të jashtme e kanë këtë autorizim”.

I pyetur nëse vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës, do ta bënte Moskën të njohë pavarësinë e Kosovës, Daçiq tha se “nuk e beson”, por se “marrëdhëniet tona nuk do të jenë të njëjta si janë tani”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close