
Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad Stadium” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me anglezët që kërkojnë një përmbysje të madhe.
Falë një paraqitjeje spektakolare, Real Madrid vjen me një avantazh të madh prej 3-0 nga ndeshja e parë, duke e vendosur Cityn në një mision shumë të vështirë.
Skuadra e Pep Guardiolës duhet të shënojë të paktën tre gola për të çuar ndeshjen në shtesë, ndërsa madrilenët synojnë të menaxhojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin.
Manchester City (4-1-3-2):Donnarumma; Nunes, Dias, Guéhi, Aït-Nouri; Rodri; Cherki, Bernardo Silva, Doku; Semenyo, Haaland.
Real Madrid (4-4-2):Courtois; Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen, Carreras; Valverde, Pitarch, Tchouaméni, Güler; Brahim Díaz, Vinícius Jr.
Ndeshja mes Manchester City dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.



