LajmeMaqedoniTopLajm

Cilat janë bastionet e BDI-së?

Ndonëse për një javë nga sot do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash në Republikën e Maqedonisë së Veriut, redaksia jonë bëri analizë të rezultateve të arritura nga partitë politike shqiptarë në raundin e parë.

Fillimisht, si fituese për nga numri i lartë i votave për listat e këshilltarëve komunal, ku BDI arriti pothuajse 105.000 vota në nivel republikan, doli e para sërish në kampin shqiptar, duke mbajtur korpusin e votave në nivel identik me zgjedhjet parlamentare të një viti më parë. Deri sa partitë kryesore maqedonase dhe partitë shqiptare në përgjithësi arritën rënie të numrit të votave, përveç Lëvizjes BESA e cila arriti të grumbullojë rreth 25.000 vota të cilat në zgjedhjet e kaluara, ndonëse në koalicion parazgjedhor parlamentar me LSDM, nuk ishte lehtë të vlerësohen se në çfarë niveli kanë qenë.

Si u distribuuan 105.000 votat e BDI-së në nivel komunash?

Në këtë pjesë, po ju prezantojmë top 10 komunat për nga numri i votave për listën e këshilltarëve të komunave. Kemi marrë këtë pjesë të listave zgjedhore duke pas parasysh se tek votat për kandidatët për kryetar komunash, derdhen edhe një pjesë e votave nga koalicionet parazgjedhore.

Në këto zgjedhje lokale BDI ka garuar me lista për këshilltarë në 34 komuna të Republikës, duke lëvizur prej më të voglave ku ka grumbulluar nga nën 500 vota – Zhupë, Zelenikovë, Krushevë, Mavrovë, Petrovec dhe Resnjë.

Për nga votat e pastra partiake, për këshillat komunale TOP 10 komunat janë:

Por, sipas një pikëpamje tjetër, këto komuna redaksia jonë i ka analizuar edhe sipas raportit të votave të BDI-së karshi votave të konkurrenteve të saj.

Nga ky aspekt kemi krahasuar edhe raportin e votave të BDI-së për këshilla komunal karshi të gjitha partive tjera shqiptare bashkë (AA-AAA, BESA dhe PDSH)

Nga kjo pikëpamje, lista kryesohet nga Komuna e Sarajit e cila mban numrin më të lartë të këtij raporti gjegjësisht 2.5 ndaj 1 për BDI karshi të gjitha partive bashkë. Në listë vijojnë Likova, Kërçova, Çairi dhe Kumanova.

Ndërsa tek 5 komunat tjera nga top 10-shi, raport i BDI karshi partive shqiptare është negativ. Ky raport është më i ulët në Tetovë ku lista e këshilltarëve të BDI karshi partive tjera shqiptare është 0.6 ndaj 1, respektivisht 40% më pak vota ka lista e BDI-së se partive tjera bashkë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close