LajmeRajon

Christopher Hill: SHBA-ja ka shprehur qartë shqetësimet e saj rreth dinarit

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, pasi morri pjesë në një pritje në Uashington, Hill u pyet edhe rreth çështjes së dinarit, për të cilën nuk ka hyrë shumë në detaje, shkruan lajmi.net

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe do të shohim pjesën tjetër”, ka thënë Hill, duke cekur se marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të përmirësohen.

Rreth çështjes së dinarit ai tha se qeveria amerikane ka shprehur shqetësimet e saj rreth këtij vendimi, por beson se kjo problematikë e shumë të tjera mund të zgjidhet përmes dialogut.

Pasi u pyet se a do të ndikoj vendimi i fundit i BQK-së në dialog, ai tha se këtë ia lë të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close