LajmeRajonTopLajm

Çeku: Fotografia e Sarandës me Daçiqin është manual për Qeverinë në dialog

Deputeti i LVV-së, Hajrulla Çeku ka reaguar ndaj fotografisë së bashkëpartiakes së saj, Saranda Bogujevci me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daqiq, fotografi kjo e postuar nga një faqe jozyrtare në “Facebook”, “LDK për Kosovën”.

Çeku, në llogarinë e tij në “Facebook” ka shpërndarë këtë fotografi dhe ka shkruar se kjo fotografi është manual për dialogun me Serbinë.

Qeveri e dashur, a jeni lodhë? Kjo fotografi është Manual për dialogun me Serbinë.E keni falas nga Saranda. Shfrytëzojeni”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, në fotografinë e shpërndarë nga faqja ” LDK për Kosovën” shihet Bogujevci me Daqiqin në një ekspozitë në Beograd, gjersa Bogujevci po ia tregonte gjësendet e familjes së saj në luftë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close