Bota
-
Dy të dyshuarit besohet se kishin marrë pjesë në atë që është quajtur “Turizëm i snajperëve” në Sarajevë, që mblodhi evropianë të pasur të cilën dhanë para për të shtënë mbi burra, gra dhe fëmijë nga pozicionet e snajperistëve serbë mbi qytet. Promoted Content Исчистете ги брадавиците и папиломите со овој трик! Parazol Пронајден е најмоќниот лек за ќелавост! Lossless Step Into 1885 But Don’t Be Scared Of The Human Attractions Zestradar Princess Diana’s Reaction To Charles Says It All Here Zestradar “Një hetim është hapur më 25 prill kundër dy shtetasve austriakë dhe një individi tjetër ende të paidentifikuar lidhur me pjesëmarrjen në të ashtuquajturat ‘ture snajperësh’ në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë”, u tha nga Ministria e Drejtësisë në Austri të martën. Pretendohet se të organizuar nga serbët dhe kroatët, “gjahtarët” morën pjesë në këto “ture” mes viteve 1992-1995 derisa serbët kishin rrethuar qytetin nga i cili afër 14,000 njerëz kishin vdekur. Snajperistët thuhet se ishin strehuar nga milicia serbe në një varrezë hebraike me pamje nga Sarajeva. Ata dyshohen se kanë paguar para shtesë për të vrarë gra shtatzëna dhe fëmijë, dhe kanë festuar deri natën vonë pas të shtënave me armë. Hetimi austriak ndjek atë të nisur nga Italia, e cila ka intervistuar dy persona, përfshirë një 80-vjeçar të dyshuar për pjesëmarrje. Një libër i publikuar muajin e kaluar pretendon se një austriak, me gjasë aristokrat, ishte në mesin e snajperistëve. Libri i gazetarit kroat Domagoj Margetic përmban edhe një intervistë me një ish-major serb të Bosnjës i quajtur në libër vetëm si “Jovan”. “Ai ka thënë se një austriak që erdhi në fund të vitit 1992 dhe më 1993 quhej ‘Grof’ nga serbët. Ai kishte dhënë emrin Sebastian, edhe pse mund të ketë qenë emër i rremë”, i tha “The Times” Margetic. “Po ashtu më është thënë se ushtarët serbë në pikat e kontrollit në Sarajevë kujtonin snajperistë që kishin dhënë pasaporta austriake”. Snajperistë britanikë, francezë, spanjollë, rusë dhe gjermanë po ashtu pretendohen se ishin pjesë e tureve. Pretendimet për këta snajperistë dolën në dritë në një dokumentar të vitit 2022 me titull “Ekspedita e Sarajevës” nga Miran Zupaniq, që e inspiroi gazetarin italian Ezio Gavazzeni të hetonte snajperistët italianë. Puna e tij në një libër nxiti autoritetet italiane të nisnin hetimin vitin e kaluar. Ministria austriake ka thënë se hetimi nuk bazohet në hetimin e Gavazzenit dhe gazeta “Der Standard” raportoi se hetimi nisi nga një burim në Austri. “Inteligjenca austriake ishte shumë prezentë në Bosnjë në vitet 1990 dhe mund të ketë raporte në Austri që përmbajnë emra”, ka thënë Margetic.
Diplomacia Iraniane konfirmoi të mërkurën në mbrëmje se ka marrë dhe po shqyrton propozimin më të fundit të Shteteve të…
Read More » -
Austria po heton dy austriakë të dyshuar për pjesëmarrje në “turizmin e snajperistëve” në Sarajevë
Austria po heton dy persona të dyshuar se kishin paguar shuma të larta parash për të qëlluar njerëz gjatë rrethimit…
Read More » -
Operacioni “Epic Fury”/ SHBA humbi 42 avionë në luftën 40-ditore kundër Iranit, kostoja e dëmeve vlerësohet në 2.6 miliardë dollarë
Operacioni “Epic Fury”, fushata ajrore 40-ditore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit, ka rezultuar me humbje…
Read More » -
Irani “merr nën kontroll” Hormuzin, 26 anije kalojnë vetëm me lejen e Teheranit
Garda Revolucionare Iraniane (IRGC) deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit, 26 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, përfshirë…
Read More » -
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në: Lufta mund të shtrihet përtej rajonit
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me zgjerim të konfliktit përtej Lindjes së Mesme, nëse ndaj Iranit…
Read More » -
Von der Leyen telefonatë me Erdogan, presidentja e KE: Turqia partner kyç në rajon në trazira
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se pati një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip…
Read More » -
Pentagoni ul praninë ushtarake në Evropë, SHBA-të reduktojnë brigadat dhe forcat për NATO-n
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar reduktimin e numrit të brigadave luftarake të vendosura në Evropë, duke i ulur ato…
Read More » -
Merkel ose Draghi janë zgjedhjet e evropianëve për një dialog të mundshëm me Putinin
Ish-Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe ish-Kancelarja gjermane, Angela Merkel janë dy opsionet që po shqyrtohen nga qeveritë…
Read More » -
U arrestuan nga Izraeli, 87 aktivistët e flotës së ndihmës për në Gaza nisin grevë urie
87 aktivistë në bordin e Flotiljes Global Sumud të cilët po mbahen të burgosur nga Izraeli, kanë filluar një grevë…
Read More » -
Tërmeti me magnitudë 5.6 shkallë godet Turqinë
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.6 ndodhi në rrethin Battalgazi…
Read More »









