LajmeMaqedoniTopLajm

Carovska: VMRO-DPMNE-ja ofron ulje të pagës minimale, Mucinksi: Tre vjet kemi ulje të standardit të jetesës

VMRO-DPMNE-ja në programin e saj ofron pagë minimale prej 60 për qind të pagës mediale, që arrin 13.000 denarë, ndërsa kjo do të thotë ulje të pagës aktuale minimale prej 14.500 denarë, të cilën LSDM-ja e ka rritur për 60 për qind për vetëm 2 vjet e gjysmë, theksoi bartësja e listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore dhe nënkryetare e LSDM-së, Mila Carovska në debatin në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5.

Ajo shtoi se LSDM-ja viteve të fundit u ka ndihmuar edhe kompanive edhe të punësuarve.

Ajo shtoi se tani 120.000 mijë persona marrin ndihmë sociale më të lartë për 300 për qind, si dhe shtesë për fëmijë dhe arsimor, për 2 vjet e gjysmë papunësia është ulur në shkallë të ulët historike, papunësia rinore ka rënë për 13 për qind dhe tërë kjo është bërë në kushte të ekonomisë së trashëguar në minus 1,8 për qind, e cila tani është rritur në 3,6 për qind.

“Numrat nuk mund të përgënjeshtrohen në asnjë mënyrë”, porositi bartësja e listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore, nënkryetarja e LSDM-së Mila Carovska.

Mucinksi nga ana e tij deklaroi se sipas statistikave ekonomike të FMN-së në tre vitet e fundit kemi qenë vendi i vetëm në rajon i cili ka ulje të standardit të jetës, ndërsa qytetarët jetojnë gjithnjë e më të varfër.

Ai tha se kemi ulje prej mbi 10 për qind të investimeve të huaja direkte dhe numrat që janë treguar si investime të huaja direkte janë në të vërtetë përfitim i riinvestuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close