
Duke folur në seancën dëgjimore të Komitetit të Buxhetit të Senatit, senatorja Patty Murray vuri në pikëpyetje strategjinë e luftës së administratës Trump. Sipas saj presidenti po kërcënon me përshkallëzim dhe krime lufte, dhe po sugjeron se kjo mund të jetë një tjetër luftë e përjetshme.
“Ai na ka thënë mbi 40 herë deri tani se një marrëveshje është afër dhe lufta do të mbarojë së shpejti. Por tani, ai po kërkon 70 miliardë dollarë më shumë. Dhe që ne thjesht t’i besojmë atij, do të shkojë mire”, tha ajo.
Ndërkohë, senatorja Kirsten Gillibrand kritikoi Hegseth për thirrjen e tij drejtuar Kongresit për të miratuar një buxhet të propozuar prej 1.5 trilion dollarësh për Pentagonin për vitin 2027, duke akuzuar administratën se po kërkon “para të pakufizuara për bomba”, ndërsa neglizhon kujdesin shëndetësor, ushqimin, strehimin dhe fermerët.
Në një tjetër shkëmbim të tensionuar, senatori Gary Peters akuzoi Hegseth se i mungonte një strategji apo plan afatgjatë për të fituar luftën.
Sekretari i Luftës i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth e quajti atë karakterizim “të pamatur” dhe “të papërgjegjshëm” dhe akuzoi demokratët se refuzuan të financonin trupat amerikane.
“Nuk është çështje parash”, u përgjigj Peters. “Është çështje lidershipi”.



