LajmeMaqedoniTopLajm

Carovska: Qeveria e miratoi raportin e Komisionit për hapjen e shkollave me prani fizike mbi klasën e tretë

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, u miratua edhe një vendim i rëndësishëm, për raportin e dytë të Komisionit i cili duhej të përcaktojë se cilat prej shkollave do të fillojnë me prani fizike, dhe cilat do të mbesin me mësim onllajn, pas klasës së tretë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në “Programi 200″ në Televizionin Alsat.

Komisioni vazhdoi t’i shqyrtojë kërkesat e shkollave, në bazë të së cilave Qeveria më tutje do të miratojë vendime.

Komisioni, i përbërë nga përfaqësuesit e Komisionit për Sëmundje Infektive, MASH-it dhe Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë, e dorëzoi raportin e dytë në Qeveri. Çdo komunë që ka pasur interes të fillojë ose kushtëzojë në pajtim me protokollet shëndetësore, të fillojë mësim me prani fizike, pas klasës së tretë, duhej themeluesi ose Këshilli t’i drejtohet MASH-it, komisionit që ishte themeluar për këtë qëllim dhe ai I shqyrtoi faktet – nëse ka hapësirë fizike që kjo të zhvillohet siç duhet në pajtim me protokollet, nëse klasat mbledhin numër të mjaftueshëm të nxënësve në një metër e gjysmë, por jo më shumë se 20, mos të ketë frekuencë të një numri të madh të nxënësve në korridoret dhe gjendja epidemiologjike në atë komunë të jetë e qëndrueshme. Duke i marrë parasysh të gjitha këto parametra, Komisioni vendosi në mënyrë profesionale, kërkesat fillestare që arritën u shqyrtuan. Tani janë ende duke u shqyrtuar dhe të premten do të miratojmë vendime për herë të dytë për të tjerat që nuk kanë kaluar ende vendimet në këshill,” tha Carovska.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close