LajmeMaqedoniTopLajm

Carovska: Notimi, në formën që zhvillohet mësimi

Mësimi online po zhvillohet në mënyrë solide, arsimtarët tanimë e kanë përvetësuar këtë mënyrë të zhvillimit të mësimit, ndërsa nxënësit kanë krijuar shprehi për prani në orët që zhvillohen online, thotë ministrja e arsimit, Milla Carovska. Deri më 20 nëntor nxënësit duhet të notohen, thotë Carovska, ndërsa notimi do të zhvillohet në formën që zhvillohet edhe mësimi.

“Udhëzim për notim në tremujorin e parë është dërguar deri te arsimtarët dhe drejtorët, ndërsa nëpërmjet njoftimit në media janë njoftuar edhe prindërit. Në mënyrën siç ndiqet mësimi do të bëhet edhe notimi, përveç në rastet kur arsimtari ka vështirësi për notim, atëherë do të mund ta thërrasë nxënësin që ta takojë për ta notuar, me qëllim që vlerësimi të bëhet në formë sa më kualitative.”,- deklaroi Milla Carovska nga MASh.
Kovid-19 ka prekur 40 nxënës dhe 52 të punësuar
Mbetet të definohet se si do të notohen nxënësit që ndjekin mësimin nga largësia, përkatësisht nëpërmjet televizorit dhe me anë të materialeve që u dërgohen nga shkolla, thotë Carovska. Ajo njëherit bëri të ditur se nga virusi Korona deri më tani janë prekur vetëm 0,06% e nxënësve dhe 0,58% e mësimdhënësve dhe personelit të punësuar në shkolla.
“I kemi numrat. Ata janë 40 nxënës dhe 52 të punësuar kuadër arsimor dhe kuadri tjetër nëpër shkolla.”,- u shpreh Milla Carovska nga MASh.
Nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët shkojnë në izolim për shkak të kontaktit të afërt me person të izoluar ose për shkak se janë pozitiv në KOVID-19 mësimin e zhvillojnë online, gjë që siguron vazhdimësi në procesin arsimor. Po ashtu ministrja Carovska ka theksuar se për shkak të valës së re të përhapjes së virusit Korona, që ka shkaktuar rritjen e numrit të personave të infektuar, nuk mund të mendohet për rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin mësimin me prani fizike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close