BotaTopLajm

Bundestagu i sapozgjedhur i Gjermanisë mblidhet për herë të parë që nga zgjedhjet

Parlamenti i sapozgjedhur i Gjermanisë ka mbajtur mbledhjen e parë në Bundestag pas zgjedhjeve të shtatorit.

Dhoma e ulët e parlamentit gjerman pritet të zgjedhë Bärbel Bas të Social Demokratëve (SPD) si kryetar të ri, duke pasuar veteranin konservator Wolfgang Schäuble.

SPD doli si partia më e votuar në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe shpreson të formojë një qeveri të re në dhjetor.

SPD, të Gjelbrit dhe partia pro-biznes Demokratët e Lirë hapën bisedimet formale të koalicionit në fillim të këtij muaji, por të gjitha partitë e kanë pranuar se përballen me një detyrë komplekse për të formuar një qeveri.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu mori pjesë në takimin e së martës.

Udhëheqësi socialist dhe zëvendës-kancelari aktual, Olaf Scholz, pritet të zëvendësojë Merkelin dhe të dërgojë bllokun e qendrës së djathtë të Unionit në opozitë pas 16 vjetësh, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Të 736 deputetët e rinj ishin të pranishëm, ndërsa Gjermania zhvilloi një seancë formale konstituive për të hapur Bundestagun e saj të 20-të.

E pranishme ishte edhe deputetja e parë me ngjyrë, Awet Tesfaiesus, nga partia e të Gjelbrit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close