LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani: Unë nuk do të punoj për të rinjtë por me të rinjtë

Kandidati i AKI-së për komunln e Çairit, Bujar Osmani sot ka takuar të rinjtë e Çairit me të cilët ka kuvenduar rreth punës rinore që duhet vënë si një nga standardet në Çair. Osmani theksoi se për herë të parë të rinjtë vet do të vendosin se si do të investohet në projekte me interes për ta ndërsa unë sdo të punoj për të rinjtë por me të rinjtë, shkruan Top24

Bujar Osmani

Për herë të parë në histori, të rinjtë vetë do të vendosin se si do të investohen paratë komunale për projekte me interes për ta. Buxhetin do ta shpërndajnë ata vetë, sepse unë nuk dua të punoj për të rinjtë, por të punoj me të rinjtë. Ata e dinë më së miri çfarë u nevojitet, ku duhet të investohet, çfarë mbështetje duhet të marrin. Vizionin tim e shoh që të rinjtë të qëndrojnë në Çair jo pse nuk kanë zgjedhje, por pse kanë të ardhme në shtëpi.

Nga projektet e tjera veçoj:

– Bursa komunale për studentët më të mirë

– Fonde për ide dhe projekte inovative

– Mbështetje për zgjidhje digjitale dhe inteligjencë artificiale

– Bibliotekë moderne për të gjitha gjeneratat

– ⁠Praktika të paguara përmes programit „Talenti i Çairit“

Related Articles

Back to top button
Close
Close