
Kanditati për kryeministër Bujar Osmani ka vazhduar ditën e dytë të kampanjës me rininë, akademikët dhe OJQ-të me temë: Antarësimi i RMV-së në BE deri në vitin 2030.
Gjatë diskutimit të tij ai potencoi që deri në vitin 2030 pritet që të mbarojnë negociatat për tu futur shteti në Bashkimin Europian dhe në 2030 Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së . Ai fton edhe kandidatët e opozitës që të bashkohen të gjithë për negociata duke marrë si shembull shtetin Kroat të cilët gjatë negociatave për tu futur ne BE opozita me pozitën diskutonin bashkë do garojmë për secilën temë, direktivat janë fikse, ne negociojmë brenda vetes për të treguar se kur i mbërrijmë afatet për implementimin e direktivave dhe regullativave sepse ato janë fikse, negociojnë ndërmjet vete dhe asnjë debat në paralmentin kroat nuk ka pasur ndërmjet opozitës dhe pozitës, asnjë përplasje politike, ai theksoi se në parlamentin Kroat opozita e ka udhëhequr proçesin, në qeveri pozita. Në çdo takim kanë shkuar bashkë në Bruksel opozita me pozitën dhe kështu Kroacia arriti për pak muaj që ti hap dhe ti mbyll kapitujt që të bëhej antare e BE-së.
Nëse këtë ne nuk e bëjmë ne do ja ngatrrojmë këmbët njëri tjetrit edhe ky proçes do të jetë i tejzgjatur pafund tha Osmani, prandaj ai thekson që njëri ndër premtimet e tij është roli i Presidentit si kreator konsensusit shtetëror. Presidenti nga dita e parë mbledh liderët e partive politike i mbyll në rezidencën e tij presidenciale dhe nuk dalin deri sa të arrihet konsensus shtetror për temat kryesore ” Antarsimi në Bashkimin Europian” , ndryshimet kushtetuese, marrëveshjen për proçesin negociues. Këto ishin disa pjesë nga fjalimi i presidentit të ardhshëm shqiptar Bujar Osmani me ide të qarta dhe për një mirëqeverisje të dëshmuar tashmë, shkruan Top24.


