LajmeSport

Brugge refuzon edhe ofertën e fundit për Jasharin

Transferimi i Ardon Jasharit te Milani mbetet ende i komplikuar.

Gazetari Sacha Tavolieri të hënën ka shkruar se Club Brugge e ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Milanit për Jasharin.

Milani ka dërguar ofertë të re në vlerë prej 33,5 milionë euro, plus 1,5 milionë në bonuse.

Këtë e konfirmoi të dielën drejtori sportiv i “kuqezinjve”, Igli Tare.

Por megjithatë as oferta e re nuk i ka bindur drejtuesit e Brugget. Klubi i madh belg po kërkon 40 milionë euro për ta liruar Reprezentuesin e Zvicrës.

Negociatat mes dy klubeve mund të dështojnë.

Jashari ka arritur marrëveshje personale me klubin që për trajner e ka Massimiliano Allegri.

Tare ka theksuar se Milani nuk do të bëjë ofertë tjetër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close