LajmeRajon

Brnabiç: SHBA synojnë njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç pas takimit të zhvilluar një ditë më parë me ndihmës sekretaren e shtetit për marrëdhënie me Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, ka deklaruar e qëllimi i vizitës së saj dhe i zyrtarë të tjerë amerikanë, ishte “njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë”.

“Ajo që ka ndryshuar tani është se ata tani jo vetëm po dëgjojnë, por po dëgjojnë edhe anën tonë dhe argumentet tona”, ka thënë Brnabic për mediat.

Ndër të tjera shefja e qeverisë serbe është shprehur se qëndrimi i SHBA është “shumë më eksplicit” se BE-ja në kritikat e Prishtinës “për gjithçka që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë në dialogun me Beogradin”.

Brnabiç  ka theksuar se qëndrimi i amerikanë për mosformimin e Bashkimit të Komunave Serbe, edhe për ndalimin e serbëve për pjesëmarrje në referendum dhe votim në zgjedhje është shumë më i qartë.

Sipas saj, qëndrimi i SHBA-së për këtë çështje është mjaft i dobishëm për Prishtinën që të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe që dialogu të vazhdojë, “pa marrë parasysh sa nuk pajtohet Serbia me SHBA-në për disa çështje themelore”.

Brnabiç ndër të tjera deklaroi se në takimin me Donfried, fokusi i diskutimit ka qenë kushtuar ekonomisë dhe teknologjive të informacionit dhe shtoi se një prani më e madhe e kompanive amerikane në Serbi do të shihet në javët e ardhshme./abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close