BotaLajme

Britania i vë sanksione të reja Bjellorusisë

Britania do t’i vë Bjellorusisë sanksione të reja ekonomike, tregtare dhe në fushën e transportit, kjo pasi mbështeti dhe ndihmoi Rusinë në fillimin e pushtimit të Ukrainës.

Pakoja e re e sanksioneve përfshin ndalesat për import dhe eksport mallrash në vlerë prej rreth 80 milionë euro, përfshirë eksportimin e naftës, transmeton Telegrafi.

Sanksionet gjithashtu do të aplikohen sa i përket metalit nga Bjellorusia, dhe nga këto sanksione do të preken shumë kompani bjelloruse.

Kujtojmë që Bjellorusia ishte aleate e fuqishme e Rusisë sa i përket idesë së pushtimit të Ukrainës, madje nga ky vend ishin nisur për sulm shumica e forcave ruse.

Mbrëmë presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij qëndron përkrah Rusisë dhe këto dy vende sipas tij duhet qëndruar “gjithmonë bashkë”.

Nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Lukashenko ishte mbështetës i fuqishëm i presidentit rus Vladimir Putin, ndoshta edhe ndër të paktët në botë që mbështetën Moskën për këtë luftë të përgjakshme.

Artikuj të ngjashëm

Gjithashtu lexo
Close
Back to top button
Close
Close