
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) sot pasdite informoi se në disa pjesë të vendit ka paraqitje të breshrit, shiut të rrëmbyeshëm dhe erës së fuqishme.
“Në lindje të Krushevës ka paraqitje të breshrit, shiut të rrëmbyeshëm, erës së fuqishme dhe bubullimave. Në veri të Velesit ka paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe paraqitjes së mundshme të bubullimave”, theksojnë nga DPHM.
DPHM informon se deri në fund të ditës në disa vende do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Në orët e natës kushtet e motit do të stabilizohen.
Temperaturë më e lartë në orën 15 sot është matur në Shkup, Petrovec 37 gradë dhe në Zajçev Rid 36, 3 gradë përderisa më e ulëta ishte në Kodër të Diellit 21.
Nesër në mëngjes moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të fuqishme. Lokalisht proceset do të jenë në formën e stuhive me erëra të fuqishme dhe shfaqje të breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej 15 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 38 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, në orët e natës në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 38 gradë.
Deri në fund të javës së punës moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me paraqitje të vranësirave mesatare gjatë ditës.



