LajmeSport

Bosnja dhe Hercegovina siguron kualifikimin historik në Botërorin 2026

Bosnja dhe Hercegovina është kualifikuar zyrtarisht në mesin e 32 kombëtareve më të mira të Kupës së Botës 2026, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt.

Skuadra e drejtuar nga Sergej Barbarez e mposhti mbrëmë Katarin 3:1, por kualifikimi nuk u konfirmua menjëherë, pasi varej nga rezultatet në grupet tjera dhe renditja e skuadrave të treta.

Vendimtare ishte fitorja e Brazilit ndaj Skocisë me rezultat 3:0, e cila i mundësoi Bosnjës dhe Hercegovinës të renditet në mesin e tetë skuadrave më të mira të vendeve të treta dhe të sigurojë kalimin në fazën nokaut.

Me këtë sukses, Bosnja dhe Hercegovina shkruan një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke kaluar për herë të parë në fazën e 1/16-tës në një Kampionat Botëror.

Related Articles

Back to top button
Close
Close