LajmeRajonTopLajm

Borell: BE mbështet krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës

Bashkimi Evropian së fundmi ka konfirmuar se mbështet përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës dhe se mbetet e përkushtuar për tejkalimin e konfliktit palestinezo-izraelit bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar pas takimit që kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh ka zhvilluar në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell.

Gjatë bisedimeve, ne u fokusuam në përpjekjet për formimin e shtetit palestinez dhe temat rajonale. Konfirmova angazhimin e BE-së për një zgjidhje të bazuar në krijimin e dy shteteve”, tha Michel në rrjetet sociale pas takimit me Shtayyeh.

Ndërkohë nga zyra e Borrellit tha se kreu i diplomacisë evropiane vuri në dukje se BE-ja vazhdon të mbështesë popullin palestinez dhe krijimin e shtetit të Palestinës.

Borrel theksoi se BE-ja mbron rifillimin e bisedimeve paqësore palestinezo-izraelite për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ai shtoi se BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë në këtë fushë./abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close