LajmeMaqedoni

Bojmacaliev: Nuk ka shkelje ose incidente më të mëdha

Zëvendës ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot në Kumanovë informoi se nuk janë vërejtur shkelje ose incidente më të mëdha deri tani në zgjedhje.

Ai theksoi se MPB-ja i ndërmerr të gjitha veprimet dhe qytetarët lirisht e shfrytëzojnë të drejtën e votës. Në deklaratë për mediumet, ai ka shfaqur shpresë se deri nga fundi i ditës do të mbahet tendenca e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe theksoi se nëse paraqiten incidente ose shkelje të caktuara, policia do të veprojë, do të mënjanohen djhe votuesit lirisht do të votojnë.

“Nga rastet e paraqitura deri tani, kemi një ngjarje të paraqitur për fotografim të fletvotimit, flasim për territorin e Republikës së Maqeodnisë së Veriut, ku tashmë është informuar prokurori kujdestar publik dhe vepron sipas këtij rasti. Sigurisht jeni të informuar nga ana e KSHZ-së se të gjitha vendte nuk janë hapur me kohë, kanë probleme me aparatet fingerprint, të cilat i zgjidhin dhe votimi vazhdon më tej. Shpresoj se siç filloi dita bukur, qytetarët votojnë lirisht dhe në mënyrë demokratike, ashtu edhe do të përfundojë dita”, tha Bojmacaliev.

Ai e ka realizuar të drejtën e vet demokratike dhe votoi në zgjedhjet presidenciale dhe përkujtoi se periudhën e kaluar i ka vizituartë gjithë sektorët dhe repartet e punëve të brendshme.

“Biseduam me kolegët nëse ka pasur disa probleme, t’i largojnë që soit të kemi ditë të qetë dhe të sigurtë zgjedhore. Në fakt këtë e bëjmë në mënyrë të vazhdueshme nga viti 2017 e deri sot”, tha Bojmacaliev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close