LajmeSport

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Zinedine Zidane ka qenë i pranishëm në Miami duke parë Formula 1.

Gazetarët shfrytëzuan me padurim mundësinë për të biseduar rreth futbollit me ish-trajnerin e Real Madridit i cili në Miami shkoi vetëm për garën e Formula 1.

Megjithatë Zidane është përgjigjur shkurtimisht për ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Zidane ka thënë se Reali do të kaloj tutje, por ka pranuar se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Real Madridi do të kaloj tutje. Epo, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë”, tha Zidane.

“Përgjithmonë Hala Madrid”, shtoi në fund të intervistës së tij Zidane për Sky Sport.

Ka pasur zëra që kanë lidhur Zidanen me stolin e Bayern Munich, por francezi ende nuk është bindur për tu rikthyer dhe të drejtoj një skuadër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close