LajmeSport

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i ka dërguar një mesazh Jude Bellingham pas titullit të fituar në La Liga me Real Madridin.

Los Blancos tani janë kampionë të Spanjës për herë të 36-të në historinë e tyre të shquar, pas fitores 3-0 kundër Cadiz të shtunën pasdite.

Golat e Brahim Diaz, Bellingham dhe Joselu siguruan fitoren në Bernabeu, përpara se të gjithë të fokusoheshin te rezultati i Barcelonës që do të vendoste përfundimisht titullin.

Skuadra e Xavi Hernandez u mund 4-2 nga Girona, gjë që siguroi që Madridi të kurorëzohej kampion për sezonin 2023/24.

Anglezi deri më tani në këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka shtuar katër asistime.

Mesfushori që atëherë ka postuar një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram me mbishkrimin: “Kampionët e Spanjës. Hala Madrid”.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Anglisë, Beckham, iu përgjigj imazhit në seksionin e komenteve, ku tha: “Bravo shoku. Campeones”.

Ndërsa skuadra do të festojë pas fitores gjatë fundjavës, vëmendja më pas do të duhet të kthehet te ndeshja e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut të mërkurën në mbrëmje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close