
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi ka njoftuar se ka filluar reailizimi edhe i një projekti tjetër në këtë komunë i cili ka qenë edhe pjesë e premtimeve të tij gjatë kampanjës, shkruan Top24
“Po, është projekt iri në një lagje të fshatit Bogovinë, po bëhet rekonstruimi i rrugës së premtuar që të lehtësojmë lëvizjet për qytetarët e kësaj pjese të këtij fshati. Si komunë dhe unë si kryetarë çdo ditë po angazhohem për jetë më të mirë për çdo banorë të komunës së Bogovinës dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë punë të mira gjithandej” tha Besnik Emshiu.



