LajmeSport

Thyhet pas 44 vitesh “streak”-u historik i Interit dhe Bayernit në finalen e Botërorit, vetëm njëri klub do ta mbajë gjallë traditën

Një nga statistikat më të veçanta në historinë e Kupës së Botës është thyer në Botërorin 2026.

Që nga Botërori i vitit 1982, çdo finale e Kupës së Botës ka pasur të paktën një lojtar të Interit dhe një lojtar të Bayern Munich në fushë. Një seri e jashtëzakonshme që zgjati plot 44 vjet mori fund pas eliminimit të Francës në gjysmëfinale nga Spanja.

Me largimin e Francës, u eliminuan edhe Marcus Thuram (Inter) dhe Michael Olise e Dayot Upamecano (Bayern Munich), të cilët ishin shpresa për ta vazhduar këtë traditë historike në finalen e këtij edicioni.

Megjithatë, vetëm njëri nga dy klubet do të ruajë praninë në finalen e Botërorit.

Në gjysmëfinalen e sotme mes Anglisë dhe Argjentinës, përballen dy emra të mëdhenj: Harry Kane, që përfaqëson Bayern Munich, dhe Lautaro Martínez, sulmuesi i Interit. Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë që klubi i tij të vazhdojë serinë e pjesëmarrjes në finalen e Kupës së Botës, ndërsa tjetri do ta shohë traditën të ndërpritet.

Kështu, pas 44 vitesh, historia e përbashkët e Interit dhe Bayern Munich në finalen e Botërorit merr fund, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të jetë Harry Kane apo Lautaro Martínez ai që do ta mbajë gjallë trashëgiminë e klubit të tij në ndeshjen më të madhe të futbollit botëror.

Related Articles

Back to top button
Close
Close