
Salla e sportit në Bogovinë vazhdon edhe më tej të mbetet një nga kërkesat prioritare të banorëve të fshatit Bogovinë e cila ka vite që premtohet. Pas katër vitesh qeverisje kjo sallë ende nuk po sheh dritë edhe pse vet kryetari Besnik Emshiu kishte premtuar se ajo do të ndërtohet. Nga ana tjetër kryetari i komunës edhe për kundër këtyre kërkesave ka vazhduar në mënyrë intensive të investoj në begatonizimine rrugicave duke i anashkaluar të gjitha fshatrat tjerë me qëllim që të heshtë banorët në kërkesat e tyre për sallën e sportit, shkruan Top24



