LajmeShowbizTopLajm

BLERIM DESTANI NË PROJEKTIN E TIJ TË RI FILMIK DO TË LUAJË NË MESIN E YJEVE HOLLIVUADIAN

Aktori shqipëtar Blerim Destani, që prej fillimeve të tij ka rënë në sy për talentin e tij. Si duket e puna e tij tashmë është kurorëzuar me suksesin e dëshiruar prej tij.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Destani ka dhënë lajmin për projektin e tij më të ri, që është një film ku ai do të luajë krahas yjeve më famë botërore, raporton Insajderi.

Blerim Destani kësaj radhe do të jetë pjesë e filmit, ku do të luajë krah yjeve si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tomy Lee Jones.

Aktori ka postuar një video të shkurtë nga filmi që quhet “The Comeback Trail” dhe u përket zhanrit krim dhe komedi. Filmi është një ‘remake’ i filmit me të njejtin emër nga Harry Hurëitz.

“Shikoni trailerin e filmit tim më të ri “The Comeback Trail”. Aktorë të këtij filmi janë Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tomy Lee Jones. Ishte një nder të aktroja me këta zotërinjë”, ka thënë Destani në shënimin poshtë videos.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close