EkonomiLajme

Bitcoin u rikthye në nivelet e 50 mijë dollarëve

Çmimi i bitcoin shënoi rritje ditën e Mërkure pas një rënie të mprehtë ditët e fundit duke u ngjitur përsëri mbi 50 mijë dollarë ndërsa Square lajmëroi se kishte blerë 170 milionë dollarë prej kriptomonedhës, shkruan Pcworld.al.

Kriptomonedha më me vlerë në botë u rrit deri në 51,126 dollarë sipas të dhënave të CoinMarketCap.com përpara se të tërhiqej në 50,365 dollarë në këto momente që shkruajmë.

Edhe kriptomonedhat e tjera shënuan rritje si XRP me 11.3% dhe ether me 7.4%. zakonisht me rritjen e bitcoin rriten edhe kriptomonedhat e tjera alternative njohur si altcoins.

Ditën e Marte Square tha se kishte blerë 3,318 bitcoinë me një çmim mesatar prej 51,235 dollarë. Kompania fintech drejtohet nga CEO i Twitter Jack Dorsey dhe bitcoin tani përfaqëson 5% të aseteve totale.

Nuk është hera e parë që Square investon në bitcoin. Firma bleu 50 milionë dollarë vitin e kaluar në bitcoin ndërsa Dorsey është një prej mbështetësve kryesorë të bitcoin.

Monedha pati një javë të vështirë duke rënë nga 58 mijë dollarë në 45 mijë dollarë nxitur nga disa komente të bëra nga Elon Musk

Related Articles

Back to top button
Close
Close