
Bota nuk ishte e përgaditur për një pandemi si koronavirusi as përafërsisht sa duhej, vlerëson filantropi dhe themeluesi i “Majkrosoftit”, Bill Gates, në një intervsitë për “Skay News”, në të cilën shtoi se vaksinimi do ju ndihmoj njerëzve të kthehen në normalitet.
Ai po ashtu foli se si fondacioni i AKT-A ndihmoi në mobilizimin e resurseve dhe çfarë roli kishte në vënien nën kontrollë të pandemisë.
“Kur pandemia na goditi, kuptuam se kjo është një problem global dhe patjetër duhej të organizohemi me resurset në nivel global. Shumë njerës ndihmuan, veçanërisht Britania e Madhe, Franca dhe SHBA dhe së bashku me OBSH-në dhe fondacionin tonë dhe ata thanë mirë që mundemi ta bëjmë” tha Gates për Skay News, përcjellë TOP24.
“Ndanë( Koalicioni për inovacion dhe përgaditje për pandemi) ndihmoi në hulumtimin e vaksinës, GABI(Aleansa për Vaksinim) i bleu vaksinat, Fondi Global finansoi terapi të bazuara në oksigjen. Këtë e bëri edhe AKT-A, e shfrytëzoi të gjitha resurset plotësuese dhe i koordinoi në nivel global” tha themeluesi i “Mikrosftit” për SkayNews.
“E një rëndësie të veçantë është që e bëmë këtë, sepse bota nuk po përgaditej për pandemi as përsëafërmi për ate se sa duhej. Mësuam rrugës, por unë do thoja PO, pjesërisht përshkak të asaj që bëri AKT-A, pjesërisht për shkak të parave për zhvillim dhe hulumtim që dhanë SHBA-të, tani kemi një vaksinë dhe vërejmë që kësaj pandemie i vjen fundi”, tha Bill Gates për SkayNews përcjell TOP24.



