LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami uron Albin Kurtin për zgjedhjen e tij në krye të egzekutivit

Kryetari i Lëviozjes Besa, Bilall Kasami ka uruar përmes një postimi në profilin e tij në FB kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti.
“Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA t’ju uroj për detyrën e re juve dhe kabinetit tuaj qeverisës.

Kosova para vetes ka shumë sfida, të brendshme e të jashtme, të cilat shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet dhe përpikshmëri.” shkruan Kasami.
I nderuar Kryeministër z.Albin Kurti
Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA t’ju uroj për detyrën e re juve dhe kabinetit tuaj qeverisës.
Kosova para vetes ka shumë sfida, të brendshme e të jashtme, të cilat shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet dhe përpikshmëri.
Ashtu siç jeni deklaruar gjithmonë, e siç keni vepruar si opozitar, shpresoj që tanimë edhe si kryeministër të punoni në interes të Kosovës dhe shqiptarëve.
Urime edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës zgjedhjen e Qeverisë së re, me shpresë se do t’i përfaqësojë denjësisht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close