LajmeMaqedoniTopLajm

Basha fton diasporën shqiptare të regjistrohet

Lideri opozitar në Shqipëri, Lulzim Basha i është bashkuar thirrjeve të liderëve politikë shqiptarë ndaj diasporës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ka ftuar, që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në mërgatë, të ndajnë 10 apo 15 minuta nga koha e tyre, dhe të regjistrohen online.

“Jam në kohë për të drejtuar personalisht një thirrjeje, por edhe në emër të partisë Demokratike dhe gjithë koalicionit tonë, dhe jam i bindur që në emër të çdo shqiptari, çdo qytetari, të Republikës së Shqipërisë. Këtë thirrje ia drejtoj diasporës, të mërguarve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ndani 10 apo 15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin online”, deklaroi Basha pas takimit me zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Tiranë.

Më tej, Basha ka treguar edhe rëndësinë e regjistrimit.

“Regjistrimi në Maqedoni, ndryshe nga censusi në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Që do të thotë, një regjistrim i saktë, në veçanti i qytetarëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut, në mërgatë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të reflektuar pastaj të gjitha burimet nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, nga Marrëveshja e Ohrit, investimet, subvencionet për fermerët, kuotat për studentë, gjithçka që ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve”, shtoi Basha, transmeton TV21.

Related Articles

Back to top button
Close
Close