LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami ky është vit i punës

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka dalur personalisht për të parë nga afër fillimin e punimeve në rrugën Strasho Pinxhur shkruan TOP24.

“Rruga “Strasho Pinxhur” po merr fund. Pas rishqyrtimit dhe rivlerësimit të projektit në fjalë, rruga e lartëpërmendur nga sot do të fillojë të ndërtohet me të gjitha kriteret e nevojshme. Punimet e fazës së parë kanë filluar nga rruga 📍“Kongresi i Manastirit” e deri në 📍“Nikolla Tesla” ku rruga për qarkullim do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve” tha kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përcjellë TOP24.
Kasami ka folur edhe për prerjen e drunjëve për të cilat tha “Prerja e drunjëve të vjetër do të zëvendësohet me drunjë të rinj , dekorativ🌳🌴e me një pamje jashtëzakonisht të mirë ashtu siç do të ndryshohet edhe trotuari dhe ndriçimi i ri publik LED. 💡
Banorët përveç rrugës do të përfitojnë edhe rrjet të ri të ujësjellsit pas çka kjo lagje e cila njihet edhe si “Çarshia” e qytetit do të jetë njëra nga lagjet më të frekuentuara për shkak edhe të bizneseve që haperojnë atje” shtoi Kasami.
Kryetari i komunës së Tetovës ka kërkuar falje qytetarëve përshkak të bllokimit të rrugës e cila do të ndërtohet sipas gjitha standardeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close