BotaLajme

Biden pezulloi shitjen F-35 Emirateve Arabe dhe raketave precize Arabisë Saudite, sinjal Iranit dhe Izraelit

Administrata Biden po shqyrton marrëveshjet e shitjes së armatimit të kohës së Trump, megjithëse end mund t’i aprovojnë ka thënë një zyrtar amerikan. Departamenti i Shtetit e njoftoi këtë lëvizje si ‘pezullim të përkohshëm’ për shqyrtim të kontratave që kanë vlerë miliarda dollarë. Një ish zyrtar i administratës Trump e vlerësoi këtë si një shuplakë fytyrës për aleatët amerikanë dhe prej të gjitha mesazheve të këqija ky ishte më i keqi i mundshëm, një shuplakë fytyrës, E shtoi se edhe është votë mirëbesimi për Iranin nga administrata Biden, transmeton Gazeta Metro. Administrata Biden e quan pezullim por të gjithë e kuptojnë si sinjal diplomatik para bisedimeve që priten me Iranin.

Mes marrëveshjeve në shqyrtim janë shitja e aeroplanëve me modern luftarak F-35 tek Emiratet e Bashkuara Arabe dhe municion të predhave precize për në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Derisa Sekretari i ri i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, e theksoi se kjo është një procedurë standarde e administratave të reja ai doli e drejt e në temën kryesore diplomatike tani. Irani.

“Ne mbështesim fuqishëm Akordin e Abrahamit, ne mendojnë se normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët e tij dhe shtetet tjera në rajon është zhvillim pozitiv dhe prandaj e përgëzojmë dhe shpresojmë që do të mund të jenë mundësi për t’i zhvilluar më tej në muajt dhe vitet  ardhshme” tha Blinken e shtoi. ”Ne po ashtu po shqyrtojmë me synim të sigurohemi që të kuptojmë plotësisht çdo zotim që mund të jetë bërë në arritjen e atyre marrëveshjeve, kjo është ajo që po e shohim tani” tha ai.

Me gjithë retorikën e kujdesshme të Blinken duke e ditur zotimin e Administratës Biden dhe dëshirën e rikthimit në marrëveshjen me Iranin, dhe vet angazhimin e Blinken si diplomat në kohën e Obamas për këtë marrëveshje ka mëdyshje ende për respektimin e përpjekjeve të administratës Trump nga pasardhësit në Lindjen e Mesme.

Diplomacia amerikane e tetë viteve të Obama ishin karakterizuar si dështime në disa fronte dhe një prej tyre ishte marrëveshja me Iranin. Marrëveshje që realisht i lejonte zhvillimin e armatimit bërthamor pas një periudhe, dhe mangësitë e kontrollit dhe mekanizmit të penalizmit, që u dëshmua pas largimit të administratës Trump nga ajo marrëveshje. Suksesi i administratës Trump në Lindjen e Mesme me afrimin e pa paramenduar më parë mes hebrenjve e arabëve, madje krijimi i një aleance mes tyre pas rrezikut nga hegjemonia e regjimit fanatik islamit në rajon.

Suksesi i kësaj diplomacie pragmatike amerikane që nuk i pështjell konceptet dhe e konsideron kërcënimin e Iranit ashtu siç e thotë Irani, si kërcënim, ku edhe reagonte me të njëjtën kartë e edhe më të egër, realisht ishte poshtëruese për ish administratën Obama që e kishte vlerësuar si sukses të madh atë marrëveshje me Iranin pasi i shfaqi dobësitë e saj kur Irani ishte në gjendje menjëherë të nisë pasurimin e uraniumit mbi vlerësimet e fillestare.

 

Biden dhe demokratët e kishin paraqitur si të dëmshme këtë qasje duke e vlerësuar si dëmtuese të reputacionit amerikan dhe prishje të marrëdhënieve me aleatët. Duke harruar se ishte administrata Trump e mbylli luftën në Afganistan dhe mposhti ISIS në Siri. E para luftë e nisur 20 vite më parë, e dyta ju shpërtheu në kohën e Obama. Administrata Trump është një prej të rrallave që nuk ka nisur një të re.

Analistët e ‘think tanks’ të ndryshme e vlerësuan si zhurmë elektorale qëndrimin e demokratëve dhe Biden rreth qasjes së Iranit nga Trump pasi gjendja në terren dhe rrethanat janë të tjera tani në krahasim me ato të para katër viteve, që nuk do t’i lejojnë Biden të shpëtoj atë marrëveshje siç kishin proklamuar.

Një tjetër faktor i rëndësishëm dhe lojtar në Lindjen e Mesme që ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen herën e parë me mjaft sukses, sa e kishte bezdisur aq shumë Barack Obama i cili kishte zgjedhur të negocionte me Iranin pas shpinës së tij, Bibi Netanyahu.

Netanyahu ka zgjedhur të mbetet bashkëpunues deri tani me administratën Biden e cila nuk e ka bërë gabimin e Obama duke paralajmëruar se do të këshillohet edhe me të tjerët në rajon. Netanyahu ka konsensus në shoqërinë izraelite për të kundërshtuar përsëri nëse e sheh që nuk ka përparim, ose nëse i duhet për zgjedhjet e marsit në Izrael.

 

Kryeministri izraelit me miqtë e tij arabë ka në dorë që të refuzoj përsëri marrëveshjen dhe të dobësoj efektin e saj, si herën e parë. Këtë herë jo i vetëm, herën e parë as arabët nuk e mbështesnin por jo në publik. Këtë herë pritet që edhe në publik të ketë kundërshti, jo vetëm një pritje e ftohtë që ju bë Barack Obamas në Arabinë Saudite në fund të mandatit të tij të dytë./gazetametro.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close