Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Hamasi “nuk qëndron për të drejtën e popullit palestinez për dinjitet dhe vetëvendosje”.
“Si çdo komb në botë, Izraeli ka të drejtë të përgjigjet – në të vërtet e ka për detyrë të përgjigjet – ndaj këtyre sulmeve të egra”, ka thënë ai.
Biden ka shtuar se ka folur me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i ka thënë se përgjigja e SHBA-së do të jetë “e shpejtë, dërrmuese dhe vendimtare”.
Ka deklaruar se ka folur me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë për të koordinuar “një përgjigje të përbashkët”.
“Më lejoni të përsëris: çdo shtet, çdo organizatë, çdokush që mendon të përfitojë nga situata – mos e bëni. Zemrat tona mund të jenë thyer, por vendosmëria jonë është e qartë”.



