LajmeMaqedoniOpinion

Bexheti: Rama po pretendon rolin që nuk i takon

Shkruan: Adbylmenaf Bexheti

Ka kohë që jamë ,,distancuar,, nga postimet, posaçërisht të qëndrimeve politike edhe për arsye objektive të pozitës sime institucionale. Po kësaj rradhe nuk munda të qëndroj indiferent ndaj ,,superioritetit,, personal të KM Shqiptar, Edi Rama të cilin e adhurojë dhe mbështes për shumëçka që ka bë dhe po bënë në Shqipërinë tonë të përbashkët.
Nuk parapërqejë një superioritet personal në dëm të atijë nacional!

Në lidhje me proektin e tijë të adhuruar ,,Balkani hapur,, përgjat dëgjesave të tijë publike me shqiptarët gjithëandej edhe i kam shkrua pse dhe si do ishte i (pa)dobishëm ky proekt. Përparsistë dhe mëngësitë e tijë, së pari të vëhen në peshore kombëtare e më pas regjionale. Kjo temë, për njëherë tjetër!

Në lidhje me idenë e këtijë qëndrimi, që në fillim të jemë i kjart.

Absolutisht jam kundër kushtëzimeve dypalëshe për një proces me epilog anëtarsimi shumëpalësh. Sigurisht që edhe RMV, në bazë të rethanave dhe konstelacionit i ka bërrë gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur në fillimin e negociatave me Brukselin. Tanimë BE-ja ka problem me ,,vehten,, dhe mekanizmin e vendimbërjes për zgjerim. Nuk është në duart tona më tej ky proces.

Si RMV ashtu edhe Shqipëria ka disa vite që e kan merituar fillimin e negociatave përçka shumë personalitete relevante zyrtare të BE-së, përfshi edhe vet kancelarin gjerman, pa ekuivoke e kan shprehë këtë qëndrim. Bile edhe nuk ndejtën duarkryq. Fatkeqësisht disa nga ata ,,më aktivët,, në vitin e fundit ishin po ata që e pengonin para 3 vitesh kur akoma nuk kishte ,,bllokada,, specifike. Por kjo është Evropa jokonzistente dhe sdijë pse duhet të habitemi e aq më pak të frustrohemi?!

Nuk diskutohet aftësia retorike e KM Rama, si dhe çlirimi nga inferioriteti ndaj ndërkombëtarëve, që gjithmonë e kemi adhuruar shumë prej nesh. Dhe për këtë gjithnjë ka marrë ,,duartrokitjet,, tona. Fjalimet e tijë, shpesh edhe argumentet janë briljante sikur të eliminohen metaforat dhe gafet me përmasa edhe ofenduese.

Sjelljet e tijë me fjalorin pa fije politese, të ashpër dhe bile ofendues ndaj BE-së dhe Bullgarisë në veçanti na prekin interesin tonë gjithëkombëtar sepse të gjithëve na ekspozon në risk të panevojshëm politik duke na armiqësuar me shtetet anëtare e në veçanti me ata që gjithmonë na kan përkrahur pa hezitime.

Mbase e kuptoj frustracionin e tijë por nuk mund të arsyetoj fjalorin dhe akuzat ndaj një vendi si Bullgaria që jo këto tre dekada por pothuaj asnjëherë nuk kanë treguar armiqësi ndaj shqiptarëve.

E vlerësoj edhe solidaritetin fqinjësor për një periudhë të caktuar por ama jo të bashkëflijohesh përgjithmonë pa qenë nevoja për këtë sepse thjesht nuk ndihmon asgjë. Pse avokatinë e tijë duhet ta durojë Bullgaria dhe e gjithë BE-ja, bile çuditërisht edhe nën kërcënimin me Rusinë për mbrojtjen e opinionit publik në Sërbi, sepse shkon në 80% të mbështetjes së Putinit! Në fjalimin e tijë politik më shumë mbrojti Sërbinë si viktimë se sa Kosovën. Maqedoninë e ,,vajtoi,, shumë më shumë se vet zyrtarët e saj.

Nuk jam aq i sigurt nëse vërtet KM Rama njehë konstelacionin dhe arsyet historike të problemit midis Bullgarisë dhe RMV që të akuzojë vetëm njërën anë. E kuptoj ndjenjën e bashkëvendasve të mi maqedonas ndaj atributeve identitare me theks në atë të gjuhës maqedone por ama se kuptoj si KM Rama nuk e shehë fobinë maqedonase ndaj gjuhës tonë (të tijë dhe timen) shqipe që na e pagëzojnë si të 20 përqindëshit! Ne po vrvëlitemi nëpër institucionet tona tash e dy dekada ta zbatojmë atë në kapacitet të avancuar dhe kolegët e mijë në Akademi lëshojnë sallën sa herë që unë filloj të flas shqip! Të mos përmend këtu Enciklopedinë famëkeqe dhe shumëçka tjetër që gjoja e tërhoqën por kurrë nuk e zhbënë siç u soll edhe vendimi.
Këshilltarët e KM duhet ti sugjerojnë të lexojë analizat dhe kolumnat e kryetarit të Akademisë së Maqedonisë dhe do kuptojë më mirë filozofinë dhe fobinë e tyre.

Nëse, KM Rama, krejt këtë e bërri në emër të progresit të Shqipërisë në këtë proces, pse nuk kërkoi me kohë shkëputje nga Maqedonia e hipotekuar. Nëse tani i iku treni për mosvlerësim të rezikut në të qënit bashk me RMV, le të filloj menjëherë me kërkesën për shkëputje dhe qasje individuale në proces ashtu siç edhe vet BE-ja po promovon.
Duhet ta përkujtojmë KM Rama se shumë zyrtar të vendit tonë 2-3 vite më parë kur Shqipërinë e ,,bllokonte,, Holanda nuk hezituan të trumpetojnë për shkëputje nga Shqipëria. Pse duhet me kaq ,,përkushtim,, të ruhet kjo kurorë e panevojshme ku i gjithë procesi i integrimit është krejt specifik dhe individual për çdo vend.

Krejt në fund i dashur KM Rama, argumentet Tuaja të rradhitura si margaritar në konstatime për BE-në edhe mbajnë por ama për Juve nuk u lejohet dhe nuk mundeni këto ,,aftësi personale,, ti praktikoni në një proces me rëndësi strategjike kombëtare dhe jo vetëm shtetrore. Shpresoj të reflektoni sa më parë dhe ti rikuperoni këto turbulenca që po shkaktoni për gjithë shqiptarët.

Atë që ju po thoni në retorik ta zbatojmë në praktikë, ti bëjmë vendet tona në kuptimin funksional Evropë dhe nuk u shemb bota, nëse këtë proces e nisim në këtë apo në Qershorin e rradhës. Rinia po na ikë çdo ditë jo pse nuk kemi negociata me Evropën, bile edhe jo vetëm se smund të mbijetojnë ekonomikisht këtu por sepse nuk shohin politikëbërje dhe qeverisje të mirë në vendet tona. Kjo ua zbeh të gjitha perspektivat, fatkeqësisht me të drejt!

Nuk është se opozita në Shqipëri do bëjë më mirë rolin e paternalizmit kombëtar. Historikisht e ka dëshmuar se e ka bërrë bile shumë më keq. Kjo rethanë edhe më shumë na brengos se në këtë plan sdo vijë dikush më i mirë prandaj duam dhe shpresojm që Ju, si kryeministër (por edhe si artist) të luani rolin që ju takon e jo ,,big brother-in e mëhallës,, në Balkanit të çoroditur!

Miqë të dashur, e zgjata pak, kërkoj falje për kohën tuaj!

Ab.

p.s. lëshimet eventuale gjuhësore nuk kërkoj të më arsyetohen por të mirëkuptohen si rezulltat i teknologjisë së shkrimit teknik.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close