
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka qëndruar në fshtain Sellarcë e Epërme ku ka parë nga afër përfundimin e punimeve të një rruge të premtuar, shkruan Top24
“Po kjo është një vazhdimësi punëve tona për tre vite. Duam këto ditë të ngrohta të këtij viti ti kalojmë me bashkëqytetarët tanë për të mbajtur premtimet e dhëna, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të bërë komunën tonë të jetë një komunë që meriton një pamje ndryshe” tha kryetari Besnik Emshiu.



