LajmeMaqedoniTopLajm

Besnik Emshiu falenderon Arif Sulejmanin për furnizimin me banka dhe karige të shkollës fillore “Dervish Cara” në f.Pallçisht të poshtëm

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi në profilin e tij në FB ka falenderuar Arif Sulejmanin nga fshati Pallçisht i Poshtëm i cili solli donacion një kamion me inventar shkollor për shkollën fillore “Dervish Cara” të fshatit Pallçisht i poshtëm, shkruan Top24

Sapo aritën bankat dhe karriget e reja në shkollën fillore “Dervish Cara” në f.Pallçisht të poshtëm, ku janë të parapara të gjitha klasat e shkollës të vendosen pajisjet e reja.
Është ky një donacion nga afaristi i njohur i f.Pallçisht Arif Sulejmani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ku ne shfrytëzojmë rastin që ta falenderojmë për këtë ndihmë që ka ofruar edhe pse nuk është e vetmja dhe se kemi garanca që i njëjti do vazhdojë të kontribojë edhe në të ardhmen për vendlindjen e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close