
Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profiline tij në FB ka shkruar rreth konverrtit të djeshëm në sheshin Skenderbe, edicioni i dytë të Peace Festival, shkruan Top24
“Kënaqësi të shohësh gjithë ato të rinj e të reja, gjithë ato qytetarë që kishin dalur në numër aq të madh për të festuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nën tingujt e muzikës së Noizyt, Yll Limanit, Mc Kreshës & Lyrical Son, Ledrit, Tunës dhe Bardhit.
Peace Festival solli freskinë që i mungonte qytetit! Vazhdojmë me punë të sinqertë për të festuar të arriturat e rradhës në rrugëtimin europian të vendit!
Falënderoj gjithësecilin prej jush që masivisht dhe përtej çdo parashikimi morët pjesë mbrëmë në Sheshin Skenderbe dhe që në mënyrën më dinjitoze e madhështore kontribuat në mbarëvajtjen e aktiviteteve për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.”



