
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi ka njoftuar se vazhdojnë me investime të reja në infrastrukturën rrugore në fshatin Kamjan, shkruan Top24
“Nuk është një ditë, por është çdo ditë pune përkushtim për jetë më të mirë të qytetarëve të komunës së Bogovinës me çka ne po ndryshojmë jetën e qytetarëve tanë duke ofruar kushte dhe ambiente më të pastërta” tha kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.



