
Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi-Rama, gjatë ditës së sotme ka reaguar rreth vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Kabashi-Rama, tha se, improvizimet po u shkaktojnë shumë dëme afatgjata qytetarëve të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Këto vendime të Qeverisë ajo i quan ad-hoc, të cilat janë shumë të dëmshme në rrezikimin e shëndetit dhe shkollimit të qytetarëve.
“Në situatën ku jemi, nuk është për tu habitë që merren vendime të momentit mbi masat kundër COVID, apo edhe se si do fillojë viti i ri shkollor. Këto vendime janë të vështira, sepse ju mungon thelbësisht një plan i mirëfilltë që është i bazuar në përgatitje adekuate e informata konkrete, por gjithashtu janë vendime të ‘lehta’, sepse janë ‘vendime të momentit’/’haphazard’ për të ‘kontrollu demet’/’damage control’. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe në këtë mes, dëmi serioz dhe afatgjatë që po i shkaktohet qytetarëve tanë, duke ju rreziku shëndetin dhe diturinë, dy komponentët kyç dhe më bazike njerëzore”, ka shkruar në postim Rama./Lajmi.net/



