LajmeRajonTopLajm

Bërnabiqi nga Veriu: S’heqim dorë nga Zajednica – Kurti asnjë fjalë

Ana Bërnabiqi ka arritur në veriun e Mitrovicës, ku sipas pamjeve të publikuara nga mediat (B92 nga video më poshtë), shihet që u prit nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Ajo iu referua si rëndom Republikës së Kosovës si ‘Kosova e Metohija’. Çka tha tjetër Bërnabiq në veri?

Me lejen e institucioneve të Kosovës, Ana Bërnabiq ka arritur në veriun e Kosovës. Ajo tha se ‘Serbia gjithmonë do të jetë me popullin e saj në (sic i referohet) Kosovë e Metohi’.

“Është nder i madh që të jem këtu në Kosovë e Metohi (sic.). Dua të dërgoj një mesazh të qartë nga këtu, mesazh të paqes dhe stabilitetit. Po ju përcjelli edhe mesazhin e presidentit Aleksandër Vuçiq që ai gjithmonë do të jetë pranë jush”, tha ajo.

Ajo poashtu ka thënë se ‘është një moment shumë i vështirë dhe kompleks’, por ka shtuar gjithashtu se ‘është e lumtur që përkundër provokimeve është vendosur paqja”.

“Interesat e Serbisë janë paqja dhe stabiliteti’, tha Bërnabiq.

Ajo tha se një nga temat më të rëndësishme – për të cilat ajo nuk dorëzohet – është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close