Rajon

Berisha: U lirua pengu i Xhafës/ Kreu i PD reagon për lirimin e Salianjit

Në këto ditë të nxehta lirimi opozitarësh, Berisha në stil casual, komentoi daljen nga qelia të Salianjit. Kishte ndryshuar veshjen, por jo qëndrimin.

“Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund.”

Nuk harroi opozitarin e vetëm te mbetur në qeli, aleatin e tij të letrave nga burgu, Ilir Metën.

“Kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.”

Një sulm sot doktori e kishte gati edhe për Celibashin, si manipulator të Votës së Diasporës. Por doktorin e ndjek pengimi i fjalës së lirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close