LajmeRajon

Berisha shkon sot në SPAK, ish-kryeministrit do t’i paraqitet zyrtarisht akuza

SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe këtë të mërkurë në orën 12 do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.

Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

Por nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi.

Vjeshtën e 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit i cili nuk u paraqit për tu njohur me masën, kurse dhëndëri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.

Ndërkohë, Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kanë mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00.

Related Articles

Back to top button
Close
Close