
Kryedemokrati Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, pasi Apeli i GJKKO-së vendosi masën detyrim paraqitje për të.
“Të dashur miq! Ditën e Henë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar perpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundershtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.
Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.



