LajmeMaqedoni

Benzinat lirohen, dizeli shtrenjtohet

Çmimi i benzinave prej sonte në mesnatë zvogëlohet për 1,5 denarë, ndërsa derivatet dizel shtrenjtohen për gjysëm denari për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE). Me vendimin bëhet zvogëlimi i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,28 për qind.

Çmimi i ri me pakicë EUROSUPER BS – 95 do të jetë 75 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77, EURODIZEL BS (D-E-V) për 68, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) për 67 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,407 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 41,852 denarë.

Si shkak për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i potencojnë çmimet e zvogëluara referente në bursat botërore në shtatë ditët e kaluara mesatarisht për 4.081 për qind te benzina dhe çmimet e rritura për 0,276 për qind te dizeli, si dhe për 0,493 për qind, kursin më të lartë të denarit në krahasim me dollarin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close