
Jude Bellingham ka vendosur përfundimisht. Ylli anglez dëshiron t’ju japë fund dhimbjeve që po i ndien prej disa kohësh.
Ylli i Real Madridit ka vendosur t’i nënshtrohet një operimi në shpatull, i cili po e mundon jo pak.
Shkaku i angazhimeve me “Los Blancos”, ai e ka shtyrë operimin duke u shëruar përkohësisht, më saktësisht duke i ndalur dhimbjet me ilaçe.
Por tashmë, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka vendosur që të operohet në shpatull.
Me këtë rast, përfaqësuesi anglez do t’i mungojë Real Madridit 3-4 muaj para se të rikthehet në formën më të mirë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso.
Ai do t’i humbë disa ndeshje të sezonit 2025-2026, por nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e priti vetëm përfundimin e eksperiencës në Botërorit të Klubeve për t’u operuar.



